Përfundon intervista maratonë e Thaçit në Hagë: Iu përgjigja të gjitha pyetjeve, nesër do të vazhdojmë përsëri

Publikuar tek: rajon, më 19:34 13-07-2020 Përfundon intervista maratonë e Thaçit në Hagë: Iu përgjigja të gjitha pyetjeve, nesër do të vazhdojmë përsëri Hashim Thaçi në Hagë

Presidenti i Republikës së Kosovës ka dalë nga Gjykata e Hagës, pas një interviste maratonë me Prokurorin Special.

Thaçi ka dalë pas orësh nga zyra e Prokurorisë Speciale. Pas daljes, ai ka thënë se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që i kanë bërë prokurorët. “I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve” ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

Mësohet se Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë intervistimin e Thaçit ditën e nesërme. Lidhur me zgjatjen e intervistimit, ka folur avokati Arianit Koci.

Koci në Frontal të T7 ka thënë se fakti që Thaçi akoma nuk ka dalur nga objekti i Prokurorisë, i bie që ai nuk është mbrojtur në heshtje.

“Nëse ska pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, cështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojtë në heshtje ose dicka tjetër që s;po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”, ka thënë Koci.

Lexo edhe: Thaçi futet në Gjykatën e Hagës, pankarta të UÇK dhe qytetarë që e mbështesin: Ky është çmimi i lirisë, gati të përballem për djalin, familjen dhe vendin tim (VIDEO)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010177135467529
array(1) { ["section"]=> string(115) "perfundon-intervista-maratone-e-thacit-ne-hage-iu-pergjigja-te-gjitha-pyetjeve-neser-do-te-vazhdojme-perseri-213741" }