Përfundon java e 5-të e Superligës, Partizani merr kryesimin e kampionatit, Tirana në krizë, festival golash në Laç dhe Shkodër (E PLOTË)

Publikuar tek: sport, më 21:09 29-11-2020 Përfundon java e 5-të e Superligës, Partizani merr kryesimin e kampionatit, Tirana në krizë, festival golash në Laç dhe Shkodër (E PLOTË) Ilustruese

Ka përfunduar java e 5-të e Superligë Shqiptare, me 5 takimet e luajtura që kanë dhënë rezultate surprizuese dhe shumë gola.

Partizani i Ilir Dajës ka marrë kryesimin e kampionatit pas fitores spektakolare 4-0 me Skënderbeun, me të kuqtë që shënuan që në minutën e 7-të, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren. Për Skënderbeun ka shumë pak për të thënë, pasi ekipi është i ndërtuar me lojtarë të rinj dhe synimi kryesor është mbijetesa, ndaj humbja me Partizanin nuk duhet marrë si një tragjedi.

Kryesimi i Partizanit u arrit edhe falë humbjes së parë në kampionat për Vllazninë, e cila në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër humbi me rezultatin 2-4 përballë Kukësit. Kuksianët e drejtuar nga Rrahman Hallaçi në mungesë të trajnerit Skënder Gega, i cili po kurohet në Turqi për shkak se është i infektur me COVID, duket se e kanë lënë pas fillimin e vështirë dhe fitorja ndaj një kundërshtari si Vllaznia e tregon këtë më së miri. Ndërkohë Vllaznina mbetet në kuotën e 10 pikëve, aq sa edhe Partizani.

Kriza nuk ka fund te Tirana, me trajnerin e ri Nevil Dede që ende nuk e ka shijuar fitoren në 3 javët e para në drejtim të 24 herë kampionëve të vendit. Pas humbjes në Shkodër dhe barazimit me Bylis, kampionët e vendit kanë dështuar sërish të gjejnë fitoren, duke barazuar 1-1 me Kastriotin, në një ndeshje ku skuadra nuk bindi. Si për të mos mjaftuar kriza e rezultateve, Tirana të premten e ardhshme do të ketë derbin me Partizanin që ndodhet në një situatë mjaft të mirë, ndaj te bardheblutë e shohin këtë sfidë si kthesën e madhe, ose në të kundërt, Nevil Dede rrezikon të ketë fatin e paraardhësit të tij Egbo, i cili u shkarkua për rezultate të dobëta. Për sa i përket Kastriotit, kjo është një pikë me mjaft vlera, edhe pse krutanët kanë treguar që dinë të bëjnë ndeshje të mira edhe me “të mëdhatë”.

7 gola janë shënuar ditën e sotme në Laç, aty ku skuadra vendase ka shkatërruar me rezultatin tenistik 6-1 Apoloninë, në një ndeshje që nisi me avantazhin e fierakëve dhe përfundoi me spektaklin e laçianëve. Heroi i takimit ishte sulmuesi Nuabueze, i cili me tripletën e tij mori edhe vendin e parë në listën e golashënuesve me 4 gola. Kështu Laçi mori fitorene  parë në kampionat, ndërsa miqtë nga Fieri treguan se janë një nga skuadrat pretendente për të rënë nga kategoria.

Barazim i bardhë në Ballsh, aty ku Bylis dhe Teuta shpërdoruan shumë raste dhe u kënaqën me 1 pikë, pas barazimit 0-0. Edhe pse durrsakët mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Hoxhës, ballshiotët nuk mundën ta shfrytëzonin superioritetin numerik, duke shpërdoruar edhe shumë raste para portës. Të dyja këto ekipe në 5 javët e para të kampionatit kanë nga 4 barazime, më shumë se çdo ekip tjetër.

Renditja e Kategorisë Superiore:

Screenshot_7.jpg


Java e ardhshme:

E premte

Tirana-Partizani 18:00

E shtunë

Vllaznia-Bylis 13:45

Skënderbeu-Laçi 13:45

Teuta-Kastrioti 16:45

Kukësi-Apolonia 16:45

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « HORROR në Formula 1, makina shpërthen në flakë dhe ndahet në mes, shpëton për mrekulli piloti
»
Article Logic
Execution time: 0.011296987533569
array(1) { ["section"]=> string(139) "perfundon-java-e-5-te-e-superliges-partizani-merr-kryesimin-e-kampionatit-tirana-ne-krize-festival-golash-ne-lac-dhe-shkoder-e-plote-229572" }