Përfundon karrierën si pilot avioni pas 34 vjetësh, kori i pasagjerëve i bën dhuratën e veçantë kapitenit

Publikuar tek: bota, më 10:26 13-08-2019 Përfundon karrierën si pilot avioni pas 34 vjetësh, kori i pasagjerëve i bën dhuratën e veçantë kapitenit

Në përfundim të udhëtimit të tij të fundit si pilot, kapiteni amerikan Brian Lenzen ka marrë një dhuratë special nga ana e një kori që gjendej në bordin e avionit American Airlines, që kapiteni drejtoi nga Dublini në Cikago.

Të gjithë pjestarët e korit pasi kanë marrë vesh nga personeli i avionit se bëhej fjalë për udhëtimin e fundit të Lenzen, sapo zbritën nga avioni, e pritën kapitenin në portat e aeroportit për t'i dedikuar “May the road rise up”.

Në avion ishte present edhe bashkëshortja e pilotit. Ky i fundit, pas 34 vjetësh në shërbim, nuk arriti të mbajë lotët. “Ishte një moment special ka deklaruar Lenzen dhe meqë jam shumë i ndjeshëm, u preka shumë kur kuptova që kori po këndonte për mua.

Video u publikua në korrik në Facebook, nga ana e kompanisë American Airlines.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071189403533936
array(1) { ["section"]=> string(111) "perfundon-karrieren-si-pilot-avioni-pas-34-vjetesh-kori-i-pasagjereve-i-ben-dhuraten-e-vecante-kapitenit-175184" }