Përfundon kontrolli i dy kontenierëve të 'ARBRI GARDEN', detaje të reja për kokainën në Durrës (ÇFARË U ZBULUA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 04-03-2018 Përfundon kontrolli i dy kontenierëve të 'ARBRI GARDEN', detaje të reja për kokainën në Durrës (ÇFARË U ZBULUA)

Përfundon kontrolli i dy kontinerëve të firmës së bananeve “Arbri Garden" në pronësi të  biznesmenit Arbër Çekaj.

Sipas News 24, të dy kontenierët kanë rezultuar të pastra, por autoritetet janë të rezervuar për të konfirmuar nëse malli është tërhequr nga kompania, apo ndodhet në Portin e Durrësit.

Sakaq, ka dyshime se partnerët ndërkombëtarë mund të kenë sinjalizuar për ngarkesën e kokainës, dhe për këtë arsye Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin e firmës.

Nga dokumentacioni i sekuestruar rezultoi se që prej themelimit në vitin 2012, për llogari të Arbri Garden në portin e Durrësit kanë mbërritur 400 ngarkesa nga Kolumbia dhe Ekuadori.

Ndërkohë është marrë vendimi që të rihapet dosja e viti 2015, kur kompania dyshohet se është përfshirë në trafik kokaine, por mësohet se hetimet kanë ngecur në pritje të letër pororsisë nga Ekuadori.

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg dy persona të arrestuar për 613 kg kokainë të kapur në Durrës.

Bëhet fjalë për shoferin e kamionit Armando Pezaku, i cili transportonte kontenierët me banane nga Kolumbia ku ishte fshehur  droga dhe menaxheri i komanise Donald Lushaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DETAJE nga 349 kg drogë në Mallakastër, si u arrestuan 4 gra dhe pronari
Fenomeni i azilkërkimit, shtohen masat: Problem braktisja e të miturve dhe largimi i minorenëve nga Shqipëria (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011145114898682
array(1) { ["section"]=> string(113) "perfundon-kontrolli-i-dy-konteniereve-te-arbri-garden-detaje-te-reja-per-kokainen-ne-durres-cfare-u-zbulua-112167" }