Përfundon mbledhja e aleatëve në selinë blu, Basha i përgjigjet Ramës me LETËR

Publikuar tek: politike, më 12:40 23-05-2019 Përfundon mbledhja e aleatëve në selinë blu, Basha i përgjigjet Ramës me LETËR

Ka përfunduar mbledhja Lulzim Bashës me aleatët e opozitës në selinë e Partisë Demokratike.

Në këtë mbledhja e cila nisi në orën 10:30 është diskutuar lidhur me ecurinë e protestave, dhe se si do të vijohet në vazhdim.

Ndërkohë, në fund të takimit Basha nuk ka dhënë një prononcim për gazetarët ashtu siç ndodh zakonisht, por mësohet se ai do ti kthejë përgjigje kryeministrit Rama me një letër.

Duket se Basha do të përdorë të njëjtën mënyrë si Rama duke iu drejtuar njëri-tjetrit me letër publike.  

Kujtojmë se ditën e djeshme Rama iu drejtua Bashës me një letër publike, duke e ftuar në dialog pa kushte dhe të ulen në një tryezë për t'i dhënë zgjidhje situatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034605026245117
array(1) { ["section"]=> string(84) "perfundon-mbledhja-e-aleateve-ne-seline-blu-basha-i-pergjigjet-rames-me-leter-165408" }