Përfundon mbledhja e aleatëve të Bashës me Metën, Mediu: Presidenti pranoi kërkesën tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 30-04-2019 Përfundon mbledhja e aleatëve të Bashës me Metën, Mediu: Presidenti pranoi kërkesën tonë

Përfundon mbledhja e presidentit Ilir Meta me aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha.

Takimi i cili zgjati rreth një orë, u zhvillua në presidencë ku u diskutua për situatën politike. Në takim moren pjesë Kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PAA-së, Agron Duka, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka.

Kreu i PR, Fatmir Mediu u shpreh se presidenti Meta vlerësoi kërkesën e partive të vogla.

'Presidenti vlerësoi kërkesën e partive tona, në vlerësim të kërkesës tonë do të marrë qëndrimet e veta në diskutim edhe me palët e tjera. Presidenti është në t ënjëjtën valë shqetësimi si gjithë qytetarët shqiptarë, por ka edhe angazhimin që palët të gjejnë zgjidhje për të mos shkuar në dëm të interesave të vendit', tha Mediu.

Mësohet se pesë aleatët e Bashës, i paraqitën Presidentit Meta, platformën e prezantuar për marrëveshje kushtetuese, për të iniciuar një konsensus të gjerë në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Sipas kësaj marrëveshjeje këto parti nuk janë regjistruar në zgjedhje.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021451950073242
array(1) { ["section"]=> string(93) "perfundon-mbledhja-e-aleateve-te-bashes-me-meten-mediu-presidenti-pranoi-kerkesen-tone-162390" }