Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët, Kryemadhi zbulon qendrimet e opozitës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 18-09-2019 Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët, Kryemadhi zbulon qendrimet e opozitës

Ka përfunduar mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët opozitarë.

Mbledhja u zhvillua në selinë blu dhe zgjati rreth një orë.

Në përfundim kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se do vazhdojmë me platformën e opozitës dhe qendrimet janë të njëjta.

'Do vazhdojmë të ecim para me platformën që ka opozita jemi duke punuar me të. Mos të harrojmë që 45% e shqiptarëve janë pjesë e kësaj ', tha Kryemadhi.

Kjo mbledhje erdhi vetëm pak orë pas ftesës së hapur të kryeministrit Edi Rama drejtuar opozitës jo-parlamentare, për t’u bërë pjesë e një dialogu ka kushte për “Reformën Zgjedhore”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023114919662476
array(1) { ["section"]=> string(83) "perfundon-mbledhja-e-bashes-me-aleatet-kryemadhi-zbulon-qendrimet-e-opozites-178922" }