Përfundon mbledhja e grupit të PS, ja çfarë u diskutua pak para seancës plenare

Publikuar tek: politike, më 16:49 20-01-2020 Përfundon mbledhja e grupit të PS, ja çfarë u diskutua pak para seancës plenare Selia e Partise Socialiste

Ka përfunduar rreth orës 16:40 mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua pak para se të nisë seanca plenare.

Drejtuesi i mbledhjes ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në Ukrainë, pas marrjes së presidencës së OSBE.

Gjatë mbledhje së grupit të PS Milva Ekonomi është propozuar si kryetare e Komisionit të Ekonomisë. Kandidatura e saj do i paraqitet Kuvendit në seancën plenare që do të mbahet sot pasdite.

Milva Ekonomi do të zëvendësojë Arben Ahmetaj, i cili është zgjedhur Ministër i Rindërtimit. Në mbledhje gjithashtu është diskutuar edhe për emrin e kryetarit të Institutit të Lartë të Drejtësisë, por emri i tij ende nuk bëhet i ditur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020200967788696
array(1) { ["section"]=> string(60) "perfundon-mbledhja-e-grupit-te-ps-ja-cfare-u-diskutua-192621" }