Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, opozita nuk prononcohet, Gjiknuri: Javën tjetër mbyllet paketa ligjore

Publikuar tek: politike, më 18:36 06-06-2020 Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, opozita nuk prononcohet, Gjiknuri: Javën tjetër mbyllet paketa ligjore Damian Gjiknuri

Ka përfunduar mbledhja pothuajse një orëshe e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve. Në fokus të mbledhjes së sotme ishte plotësimi i kuadrit të plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.

Përfaqësuesit e opozites, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, së bashku me ekspertin Ivi Kaso, nuk kanë dhënë asnjë prononcim për mediat, ndërkohë që Damian Gjiknuri tha se brenda javës tjetër do të mbyllet paketa ligjore, e cila do të shkojë menjëherë në Komisionin e Posaçëm për reformën zgjedhore.

Gjiknuri tha gjithashtu se kjo mbledhje ishte për të organizuar punën e ekspertëve, të cilët do të merren me shqyrtimin dhe pikat në draftin e propozuar, i cili do të dërgohet për votim në Parlament.

"Mbledhje pune. U ngarkuam disa detyra erkspertëve dhe brenda javës që vjen do të mbyllim të gjithë paketën ligjore për të materializuar marrëveshjen. Sa të mbarojë këtu do të shkojë direkt në Komisionin e Reformës, është punë ditësh".

Ndërkohë as deputetja e Kuvendit, bashkëanëtare në tryezë, Rudina Hajdari, nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095272064208984
array(1) { ["section"]=> string(114) "perfundon-mbledhja-e-keshillit-politik-opozita-nuk-prononcohet-gjiknuri-javen-tjeter-mbyllet-paketa-ligjore-209311" }