Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, çfarë i propozoi Rama-Metës për pronarët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti

Publikuar tek: politike, më 10:22 02-12-2019 Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, çfarë i propozoi Rama-Metës për pronarët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti Kryeministri Edi Rama largohet nga Presidenca

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga presidenti Ilir Meta pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Pak më herët nga Presidenca është larguar kryeministri Edi Rama me përfaqësuesit e tjerë. Mësohet se në mbledhje është folur për menaxhimin e situatës pas tërmetit, ndërsa Rama dhe ministrat kanë raportuar për situatën në terren.

Në mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Gramos Ruçi, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku, kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ndër të tjera kryeministri Edi Rama i ka propozuar presidentit Meta për penalizimin e pronarëve të pallateve, për të cilët ka thënë më herët se do të paguajnë dhe rikonstruktojnë me fondet e tyre të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti në pallatet që ata kanë ndërtuar.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023263216018677
array(1) { ["section"]=> string(126) "perfundon-mbledhja-e-keshillit-te-sigurise-cfare-i-propozoi-rama-metes-per-pronaret-e-pallateve-te-demtuara-nga-termeti-188088" }