Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, zbardhen porositë pa kamera të RAMËS: Kush prek votën, do përgjigjet para ligjit

Publikuar tek: politike, më 09:24 24-06-2019 Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, zbardhen porositë pa kamera të RAMËS: Kush prek votën, do përgjigjet para ligjit

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste këtë mëngjes të hëne, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve lokale.

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porosi të vetëve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga i cili PS nuk heq dorë.

Kryeministri ka kërkuar maksimumin në këto ditë të mbetura fushate ndërsa ka kërkuar dokumentimin dhe faktimin e çdo incidenti të mundshëm që mund të ndodhë më 30 qershor. 

“Më 30 qershor do kemi një proces me standarte. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor, të respektohet kodi e të dokumentohet çdo incident i mundshëm. Kush prek votën, do përgjigjet para ligjit”, është shprehur Rama në mbledhje.

Ndërkaq, mitingu përmbyllës elektoral i PS do të bëhet në qytetin e Vlorës.

Kjo mbledhje vjen pak para vendimit që pritet të marrë Kolegji Zgjedhor lidhur me dekretin e Presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve /newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023178100585938
array(1) { ["section"]=> string(121) "perfundon-mbledhja-e-kryesise-se-ps-zbardhen-porosite-pa-kamera-te-rames-kush-prek-voten-do-pergjigjet-para-ligjit-169482" }