Përfundon mbledhja e PD-së, Basha paralajmëron Ramën: Tërhiqu, jemi të vendosur që…

Publikuar tek: politike, më 14:53 12-02-2018 Përfundon mbledhja e PD-së, Basha paralajmëron Ramën: Tërhiqu, jemi të vendosur që…

Përfundon mbledhja e Partisë Demokratike.

Menjëherë pas përfundimit të saj, kreu i PD-së Lulzim Bashan në një deklaratë për mediat u shpreh se partitë opozitare vendosën të dorëzojnë një kërkesë për komisionin hetimor për çështjen e Saimir Tahirit.

Sakaq, Basha ka akzuar Ramën se e ka shëndërruar Shqipërinë si Kolumbia e Evropës. Kreu i PD-së shprehet se partitë opozitare janë të vendosura për decentralizimin e shtetit, dhe do ta zbatojnë në të gjithë fushat.

Ndërkohë paralajmëroi kryeministrin për konfliktin me artistët e teatrit, duke u shprehur se asnjë veprim nuk do të kryehet pa artistët, dhe se këta të fundit kanë mbështetjen e opozitës.

Më shumë nga fjala e Bashës:

“Edi Rama ka vendosur të varrosë faktet për drogën, ti varrosë në kasafortën e tij dhe të minisistrit të Brendshëm. Droga në Shqipëri është mbjellë me bekimin dhe në dijeni të kryeministrit. Kjo është arsyeja pse Rama ka shkelur kuashtetutën. Ndërhyrja e mazhornacës, e ekzekutivit në skandalin e Tahirit, do të jetë pjesë e hetimit sepse Shqipëria është bërë si Kolumbia e Europës. Ky do të jetë objekti i komisionit parlamentar.

Paralajmëror Edi Ramën të tërhiqet.  Asnjë veprim nuk mund të kryhet pa teatrin, sic është ndërtimi i gradacelave, pa marrë shqyrtimin e çështjes nga artistët të cilët kanë mbështetjen tonë të plotë. Projektligji që po sillet është sovjetik, që gjithçka të jetë në duart e qeverisë. PD është e vendosur që vizionin për decentralizimin e shtetit, ta zbatojë në të gjitha fushat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012612819671631
array(1) { ["section"]=> string(86) "perfundon-mbledhja-e-pd-se-basha-paralajmeron-ramen-terhiqu-jemi-te-vendosur-qe-110006" }