Përfundon mbledhja për 'Zgjedhoren', Gjiknuri e Hajdari largohen nga rezidenca e Yuri Kim, Bylykbashi dhe Vasili u mbyllën në PD, nuk shkuan në takim (Prapaskenat)

Publikuar tek: politike, më 22:11 03-06-2020 Përfundon mbledhja për 'Zgjedhoren', Gjiknuri e Hajdari largohen nga rezidenca e Yuri Kim, Bylykbashi dhe Vasili u mbyllën në PD, nuk shkuan në takim (Prapaskenat) Rudina Hajdari

Ka përfunduar takimi maratonë prej 9 orësh, njësoj si dje, i ambasadores amerikane Yuri Kim me palët përfaqësuese të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Sot pati disa shkëputje të mbledhjes, ku Gjiknuri shkoi në PS e Bylykbashi me Vasilin në PD. Pas një pushimi dhe konsultimi me liderët e tyre, palët shkuan përsëri në rezidencë, por pas orës 19:00, në pushimin e radhës, Bylykbashi me Vasilin u "ngujuan" në PD dhe e lanë në pritje ambasadoren Kim.

dy.jpg

Rinisja e takimit në rezidencën amerikane mes palëve politike dhe 3 ambasadorëve, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman ishte parashikuar të fillonte në orën 20:30, por të vetmit që kanë mbërritur janë Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri.

34.png

Sakaq, pak minuta më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë ka dalë nga Rezidenca Amerikane dhe ka lajmëruar se palët “kanë arritur atë që mund të jetë një marrëveshje e mirë” për Reformën Zgjedhore. Pas 9 orësh diskutime, Yuri Kim i njohu meritat partisë në pushtet për lëshimet që ka bërë meqë është partia që ka më shumë privilegje, ndërsa i dërgoi dhe një mesazh kreut të PD Lulzim Basha.

“Ka ardhur koha për opozitën, PD dhe mikun tim Luli Basha të balancojë të gjithë faktorët... Topi është në fushën e tij dhe e ardhmja është në dorën e tij”, tha ambasadorja Kim ndër të tjera.

Në orën 21:48, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari janë larguar nga rezidenca e Kim, ndërsa Basha, Kryemadhi, Bylykbashi dhe Vasili ndodhen ende në PD. Nuk ka rrjedhje informacioni se për çfarë po diskutohet saktësisht, por tema e Reformës Zgjedhore është padyshim në qendër të vëmendjes. Pritet nga momenti në monet që mbledhja në PD të përfundojë dhe kreu demokrat të japë një deklaratë për mediat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091300010681152
array(1) { ["section"]=> string(163) "perfundon-mbledhja-per-zgjedhoren-gjiknuri-e-hajdari-largohen-nga-rezidenca-e-yuri-kim-bylykbashi-dhe-vasili-u-mbyllen-ne-pd-nuk-shkuan-ne-takim-prapaskenat-208970" }