Përfundon ndeshja e vitit në boks, Anthony Joshua për herë të dytë kampion bote

Publikuar tek: sport, më 23:50 07-12-2019 Përfundon ndeshja e vitit në boks, Anthony Joshua për herë të dytë kampion bote Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr

Boksieri britanik Anthony Joshua është shpallur për herë të dytë kampion botëror, pas një dueli të fortë dhe të gjatë mbrëmjen e sotme, përballë Andy Ruiz Jr.

Pas 12 raundeve, Joshua arriti të mposht Andy Ruiz Jr, në një duel mjaft të vështirë, me shumë momente emocionuese, por në fund me vetëm një fitues.

30 vjeçari me prejardhje nigeriane ishte më i mirë në shumicën e raundeve, përballë kundërshtarit të tij, i cili nuk ishte nuk ishte aspak në formë.

Me vendim unanim, Anthony Joshua u shpall fitues dhe tashmë në rripin e tij mban sërish 4 titujt, WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13151121139526
array(1) { ["section"]=> string(85) "perfundon-ndeshja-e-vitit-ne-boks-anthony-joshua-per-here-te-dyte-kampion-bote-188733" }