Përfundon në burg gjyqtari i Kategorisë Superiore, shkaktoi vdekjen e një personi

Publikuar tek: aktualitet, më 06:47 27-04-2017 Përfundon në burg gjyqtari i Kategorisë Superiore, shkaktoi vdekjen e një personi

Përfundon pas hekurave gjyqtari kryesor i Kategorisë Superiore, Laver Alla. Shkak është bërë përfshirja e tij në një aksident të ndodhur këtë të martë në Lushnje.

Sipas njoftimit të policisë së Fierit, Laver Alla, 31 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço” ne Lushnje duke drejtuar mjetin tip “Citroen X Sara” me targë AA 387 NV,  ka aksidentuar  mjetin motorçikletë tip "Dayang" me targë AP036 që drejtohej nga shtetasi E.M, 66 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.

Policia ka arrestuar më pas 31-vjeçarin Alla dhe rrezikon deri në 5 vjet burg.

Alla është një prej gjyqtarëve më të njohur të futbollit shqiptar ku prej vitesh ka mbajtur peshë në shumë ndeshje të rëndësishme.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpejtësi e lartë dhe parakalimi i gabuar, përplasen dy makina në Fushë-Krujë, plagosen 3 persona; Njëri në gjendje kritike
Si do jetë moti gjatë ditës së sotme »
Article Logic
Execution time: 0.01111102104187
array(1) { ["section"]=> string(86) "perfundon-ne-burg-gjyqtari-i-kategorise-superiore-shkaktoi-vdekjen-e-nje-personi-76586" }