Përfundon pa rezultat takimi Vetëvendosje-LDK në prani të ambasadorëve të Quint, shpresat për marrëveshje drejt shuarjes

Publikuar tek: rajon, më 21:10 28-01-2020 Përfundon pa rezultat takimi Vetëvendosje-LDK në prani të ambasadorëve të Quint, shpresat për marrëveshje drejt shuarjes Kreu i LDK Isa Mustafa - N/kryetarja e VV Albulena Haxhiu

Ka përfunduar sërish pa rezultat takimi mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, një takim ku kanë marrë pjesë dhe ambasadorët e Quint e shefja e misionit të BE-së.

Pas takimit tre orësh, Nënkryetarja e VV Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se sërish nuk është arritur asnjë marrëveshje, ndërsa ka shtuar se nuk ka garanci për takime të tjera në ditët në vijim.

“Ju kërkoj ndjesë që keni pritur gjatë, natyrisht që do të doja të thoja se marrëveshja është finalizuar por nuk mund ta them për faktin se siç e dini, LDK po insiston në propozimin e 8 janarit, pas kësaj date ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi dhënë dy propozime që janë refuzuar nga LDK në këto takime që kemi pasur. Siç e dini sot kemi pasur një takim të gjatë edhe me përfaqësuesit e QUINT-it, por po ashtu pas tkaimit me QUINT-in jemi takuar si subjekte politike, nuk ka marrëveshje pikërisht për shkak të insistimit të LDK-së për kthim para datës 26 dhjetor.

QUINT-in e kemi informuar për qëndrimet tona, e kemi parë të arsyeshme t’i takojmë bashkarisht dhe t’ua dhëmë një pasqyrë të qartë se ku kemi arritur. Nuk mund të them se takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë në dispozicion. Nuk mund të japë garancë se do të ketë marrëveshje por mund të garantoj për përkushtimin e LVV-së”, ka thënë Haxhiu për mediat.

Ndërkohë, lideri i LDK Isa Mustafa ka thënë pas takimit se ata si parti i qëndrojnë pozicioneve fillestare të deklaruara, dhe ka theksuar se ambasadorët e Quint kanë pasur vetëm rol informues, jo ndërmjetësues.

“Ne biseduam me VV-në për mundësinë e një koalicioni qeverisës, informuam edhe QUINT-in sepse ata kishin për qëllim vetëm të informohen dhe jo të ndërmjetësojnë. Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja të cilën e kemi ofruar është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes qeverisëse, dhe mbi suazat e votave të cilat i kemi marrë. Dhe u shprehëm se mbesim të hapur nëse VV i pranon kushtet tona. Besojm që është një marrëveshje që i kontribuon luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, është shprehur Mustafa.

Delegacioni me ambasadorët e Quint dhe shefen e misionit të BE është larguar nga Kuvendi i Kosovës pak minuta para se të dilnin vetë përfaqësuesit e VV dhe LDK. Të pyetur nga gazetarët, ata kanë thënë shkurtimisht se kanë pasur vetëm rol informues dhe jo ndërmjetësues.

‘Jo ne nuk komentojmë dhe nuk përzihemi’’, ka thënë shkurt ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023292779922485
array(1) { ["section"]=> string(126) "perfundon-pa-rezultat-takimi-vetevendosje-ldk-ne-prani-te-ambasadoreve-te-quint-shpresat-per-marreveshje-drejt-shuarjes-193430" }