Përfundon pas 2 orësh mbledhja e Ramës me drejtuesit socialistë të qarqeve: Kush s'ka bërë punën të zëvendësohet

Publikuar tek: politike, më 17:03 21-09-2020 Përfundon pas 2 orësh mbledhja e Ramës me drejtuesit socialistë të qarqeve: Kush s'ka bërë punën të zëvendësohet

Ka përfunduar mbledhja që kryeminsitri Rama bëri ditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste më drejttuesit politikë të qarqeve.

Mbledhja zgjati 2 orë, ndërsa në fokus të këtij takimi ishin zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të ardhshëm.

Mbledhjet e Ramës me drejtuesit e qarqeve do të jenë e përjavshme, ndërsa kjo ishte mbledhja e dytë e kryeministrit me këta drejtues.

Rama u ka kërkuar drejtuesve socialistë në qarqe që vëmendja e tyre të jetë te qytetarët, duke iu shërbyer sa më mirë të jetë e mundshme.

Burime nga brenda mbledhjes konfirmojnë se u dorëzuan analiza për punën e drejtuesve të institucioneve.

Rama ka thënë se duhen rishikuar drejtuesit e institucioneve që nuk kanë dhënë rezultate dhe të ndryshohen ata që nuk punojnë. Sipas Ramës, kush nuk ka dhënë performancë të mirë të zëvendësohet dhe të bëhet evidentimi i drejtorëve që kanë ofruar shërbim tek qytetarët.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090689659118652
array(1) { ["section"]=> string(81) "perfundon-pas-2-oresh-mbledhja-e-rames-me-drejtuesit-socialiste-te-qarqeve-221149" }