Kanë përfunduar punimet për lulishten e njohur “Tre Racat” në Vlorë.
Tanimë kjo pjesë e qytetit bregdetar është kthyer në normalitet pasi ishte shndërruar në një zonë të rrëmujshme me pallat shumëkatësh. Punimet i ka inspektuar kryebashkiaku Dritan Leli i cili ka dhënë teknikëve edhe këshilla për ndriçimin, fazën përfundimtare të këtij projekti.

