Përfundon protesta e opozitës, Policia: Nuk pati asnjë incident

Publikuar tek: aktualitet, më 12:26 12-03-2015

Përfundon protesta e Partisë Demokratike dhe policia, edhe pse kishte paralajmëruar për incidente të mundshme, ka deklaruar se gjithçka protesta ka qenë normale. 

Qytetarët me pankarta në duar e thirrje janë nisur nga sheshi ''Skënderbej'' në drejtim të Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku do të mbahet edhe fjala e Bashës e përfaqësuesve të tjerë. ‘’Klika Rama-Meta Ik!”, “Meta Ik!”, ‘’Jepe dorëheqjen’’ “Poshtë komunizmi!”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.Për protestën janë në gatishmëri 1200 policë.

Që në orën 06:30 të mëngjesit, organizatorët e protestës ishin duke ngritur podiumin nga do të flasë kreu I Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe personazhe të tjerë të opozitës.

Partia Demokratike nëpërmjet protestës kërkoi largimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta si dhe protestoi  kundër varfërisë e dhunës në vend. 

Ngarrethet u nisën edhe autobusë me me protestues, mbërritën në Tiranë para orës 11:00, kohë nisi edhe protesta. Nga kryetarët e PD-së në rrethe u bë e ditur se nga Qarku I Shkodrës u nisën rreth 12 mijë protestues, ndërkohë që nga Kukësi 1 mijë. Nga Elbasani u nisën10 autobusë me rreth 600 protestues, nga Pogradeci 400 protestues, kurse nga Vlora 6 autobusë, me rreth 360 qytetarë. Një pjesë e qytetarëve u nisën me makina personale, si protestuesit nga Berati. Nga Fieri  u nisën rreth 2500 persona, ndërsa nga Lezha 1500,  gjithnjë sipas të dhënave të organizatorëve të PD-së. Në total, sipas të dhënave të PD-së ishin rreth 18-19 mijë protestues.

Policia dhe SHISH paralajmëruan edhe për persona të armatosur dhe me eksplozivë që mund të futeshin në turmën e protestuesve. “Sqarojmë edhe një herë opinionin publik se nga strukturat e policisë së Shtetit nuk ka asnjë pengim apo bllokim të automjeteve që transportonin qytetarë drejt Tiranës. Policia e Shtetit porosit pjesëmarrësit në këtë tubim dhe organizatorët që të tregojnë kujdes, për shkak të informacioneve që disponon policia për mundësinë e personave me armë zjarri apo me lëndë eksplozive që mund të infiltrohen brenda turmës. Policia e Shtetit, është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit e të sigurisë publike dhe të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, në respekt të plotë të ligjit, duke ofruar rend e siguri për të gjithë qytetarët e këtij vendi. “, deklaroi Policia, para nisjes së protestës por pas saj konfirmoi se protesta ishte zhvilluar në normalitet.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u takua me kreun e Kuvendit Ilir Meta, ku veç të tjerash diskutuan edhe për protestën. Takimit të tyre iu bashkua edhe ministri I Brendshëm Sajmir Tahiri. Meta ka deklaruar se nuk e jep dorëheqjen. Përveç protestës, sot Parlamenti do të mbajë edhe seancën e së enjtes, ku priten debate të ashpra për çështjen Doshi dhe dorëheqjen e Metës.

Hetimi për akuzat e Tom Doshit se Meta ka urdhëruar ta vrasë po vazhdojnë. Deri më tani në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë dhënë dëshminë Tom Doshi, Ilir Meta, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Sali Berisha, Dritan Prifti, Mark Frroku, Monika Kryemadhi, Mhill Fufi, Fatjon Skënderi dhe Durim Bami. Ky duket të jetë procesi hetimor më i madh, ku janë përfshirë më shumë politikanë se çdo proces tjetër.

 

Spoti publicitar i Partisë Demokratike për protestën dhe arsyet pse proteson

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal në zyrat e hipotekës, zyrtarët bëjnë skena perversiteti, shkarkohen nga detyra(Video)
Mbledhja e simpatizantëve të LSI-së në mbrojtje të Metës, Luan Rama: Janë xhelozë për ne »
Article Logic
Execution time: 0.01316499710083
array(1) { ["section"]=> string(66) "perfundon-protesta-e-opozites-policia-nuk-pati-asnje-incident-5673" }