Përfundon protesta e opozitës te Ministria e Brendshme, këto janë pakot ‘dhuratë’

Publikuar tek: barometri, më 08:09 17-05-2018 Përfundon protesta e opozitës te Ministria e Brendshme, këto janë pakot ‘dhuratë’

Përfundon protesta e opozitës përpara ministrisë së Brendshme ku kërkohej largimi i Fatmir Xhafajt.

Gjithçfarë ka mbetur janë vetëm disa kuti me mbishkrime për vëllain e ministrit Agron (Geron) Xhafaj.

“Porosi për Geronin”, “Taksirat o Gone ma hidh përtej detit”, “plaçkë për Itali”, “Pako për Agronin”, “Çoma dhe mua këtë plaçkën tutje o pasha “, shkruhet në mesazhet e ngjitura në kuti nga protestuesit.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rana deklaroi sot se Fatmir Xhafaj nuk mban as përgjegjësi morale e as ligjore në këtë rast, ndërsa pohoi me siguri se videoja është e pavërtetë, referuar siç u shpreh ai, një laboratori nga më mirët në botë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025845050811768
array(1) { ["section"]=> string(85) "perfundon-protesta-e-opozites-te-ministria-e-brendshme-keto-jane-pakot-dhurate-121054" }