Pas ankesave të banorëve për lëkundje të herëpashershme në fshatin Zharrëz, ministria e Energjitikës ka ngritur një grup të posaçëm pune i cili ka dalë në disa përfundime. Sipas ministrisë së Energjisë dhe Industrisë grupi ka vendosur të kërkojë ndalimin e injektimit të ujit teknologjik në puset gëlqerorë në Zharrëz e të përdorë mënyra të tjera pa dëmtuar mjedisin.
Po ashtu drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile do të marrë masa të menjëhershme për sistemimin e përkohshëm të banorëve që u janë dëmtuar shtëpitë nga lëkundjet e tokës, shkruan oranews.
Kompania Albpetrol do të finalizoje blerjen e 3 sizmiomarrësve shtesë në bashkëpunim me IGJEUM. Si përfundim do të caktohet një ekspert teknik ndërkombëtar i pavarur për të përcaktuar shkakun e lëkundjeve por edhe për të propozuar një zgjidhje për teknologjinë e nxjerrjes së naftës nga toka sipas standardeve ndërkobëtare.