Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka lajmëruar përfundimin e shkollës së parë të financuar nga donatorët evropianë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se shkolla profesionale Hysen Çela në Durrës, pjesë e projektit EU4Schools të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të Rindërtimit, në zbatim nga UNDP, është gati për të mirëpritur 1370 nxënës në ambientet e reja.
"Përfundoi edhe shkolla e parë e financuar nga donatorët evropianë!
Shkolla profesionale Hysen Çela në Durrës, pjesë e projektit #EU4Schools të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të Rindërtimit, në zbatim nga UNDP, është gati për të mirëpritur 1370 nxënës në ambientet e reja, të riparuara për të ofruar kushtet më optimale të mësimit dhe sipas parimeve “Building Back Better”, të sigurisë, rezistencës ndaj tërmetit, aksesibilitetit, eficencës energjetike etj, që tregojnë dukshëm diferencën si ishte dhe si është sot!" shkruan Ahmetaj.