Përfundon takimi Basha-Mediu, nuk ka marrëveshje

Publikuar tek: politike, më 14:57 26-05-2017 Përfundon takimi Basha-Mediu, nuk ka marrëveshje

UPDATE/ Ka përfunduar takimi Basha-Mediu në selinë e PD-së. Takimi zgjati rreth 30 minuta, por newsbomb.al mëson se nuk  është arritur asnjë marrëveshje pas diskutimit të tyre.

Ky takim vjen pas regjistrimit në KQZ të PR-së për zgjedhjet e ardhshme. Ashtu si PD dhe PR nuk ka regjistruar listat e kandidatëve për deputetë.

Fatmir Mediu duket se do dalë vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit, duke mos pranuar të “shkrihet” brenda PD-së.

Zgjedhjet e fundit PR ka marrë 55 mijë vota në rang kombëtar. Pas negociatave të dështuara me PR, Bashës i duhet të luftojë më fortë me aleatët e lëkundur siç është Duka i PAA. Ndërkohë aleatë të sigurt ka Nard Ndokën, Dashamir Shehin dhe Vangjel Dulen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094521045684814
array(1) { ["section"]=> string(53) "perfundon-takimi-basha-mediu-nuk-ka-marreveshje-80070" }