Sapo ka përfunduar takimi mes zyrtarit të PE, Knut Fleckenstein me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin në Tiranë.
Pas takimit me Vlahutin, Fleckensten komentoi për mediat se do të takohEt me krun e opozitës, Lulzim Basha, por nuk do të negociojë me të pasi pret që e gjithë puna të bëhet në parlament.
“Do të bisedoj me Bashën por nuk do të negocioj. Dëshiroj që gjithë puna të bëhet në parlament” mësohet të ketë thënë Fleckenstein.
Menjëherë pas këtij takimi zyrtari i PE dhe Vlahutin janë nisur drejt kryeministrisë ku do të mbajnë një takim me Ramën.