Përfundon takimi i Bashës me aleatët, Dashamir Shehi zbulon skenarin: Fatkeqësisht, aksioni do spostohet në rrugë

Publikuar tek: politike, më 12:04 15-05-2019 Përfundon takimi i Bashës me aleatët, Dashamir Shehi zbulon skenarin: Fatkeqësisht, aksioni do spostohet në rrugë

Përfundon takimi i kreut të PD Lulzim Basha me aleatët në selinë blu.

Pas mbledhjes, ka dolur Dashamir Shehi i LZHK duke zbuluar dhe se çfarë do ndodhë në vazhdim.

Shehi tha se për fat të keq, aksioni opozitar do spostohet në rrugë.

’36 bashki janë pa kandidatë. Kanë rënë moralisht zgjedhjet, do sajojnë kandidatë këto ditë. Që sot po ju lajmërojmë që ka filluar manipulimi zgjedhor. Edhe sikur t’i mbushin plot letrat e veta ne s’do lejojmë zgjedhje më 30 qershor, do ketë 360 gradë aksion.

Kështu që këtu moral më për zgjedhje s’ka, aksioni fatkeqësisht do spostohet në rrugë.

Aksi kryesor është protesta e rrugës, këto do vazhdojnë deri kur të mbërrihet një zgjidhje finale që këtu të bëhen zgjedhje si në gjithë botën. Ky është mesazhi kryesor, këtë diskutuam sot.

Për protestën e rradhës ka shumë alternativa, ne do i analizojmë. Se ne nuk bëjmë protestë për protestë, ne po bëjmë protestë se po shkelen rregullat e lojës’, u shpreh Shehi para kamerave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028172969818115
array(1) { ["section"]=> string(117) "perfundon-takimi-i-bashes-me-aleatet-dashamir-shehi-zbulon-skenarin-fatkeqesisht-aksioni-do-spostohet-ne-rruge-164412" }