Përfundon takimi i delegacionit të Venecias me Komisionin Hetimor, Tuori: I kemi idetë e qarta, raporti për Metën më 11 Tetor

Publikuar tek: aktualitet, më 10:45 11-09-2019 Përfundon takimi i delegacionit të Venecias me Komisionin Hetimor, Tuori: I kemi idetë e qarta, raporti për Metën më 11 Tetor Kaarlo Tuori

Përfundon takimi i delegacionit të Komisionit të Venecias me Komisionin Hetimor.

Ky takim pati në fokus shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Drejtuesi i delegacionit të Komisionit të Venecias Kaarlo Tuori, deklaroi në përfundim të takimit se tashmë e kanë një ide nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën dhe në 11 tetor do të japin raportin përfundimtar.

"E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor", tha ai.

Kujtojmë se që prej ditës së djeshme Komisioni i Venecias ndodhet në Tiranë lidhur me kërkesën deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e presidentit, duke pretenduar se Meta ka shkelur Kushtetutën me çdekretin e 30 Qershorit dhe dekretimin e zgjedhjeve më 13 Tetor.

Sakaq, dje ekspertët patën takime intensive, duke filluar me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshën. Më pas delegacioni takoi Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama si dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa sot do të zhvillojë një takim edhe me Shoqërinë Civile.

Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë:

Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit

Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare

Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese

Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023835897445679
array(1) { ["section"]=> string(129) "perfundon-takimi-i-delegacionit-te-venecias-me-komisionin-hetimor-tuori-i-kemi-idete-e-qarta-raporti-per-meten-me-11-tetor-178044" }