Përfundon takimi i Kim me opozitën parlamentare, Murrizi: Do votojmë kundër marrëveshjes, ambasadoren nuk e mora vesh

Publikuar tek: politike, më 11:31 06-06-2020 Përfundon takimi i Kim me opozitën parlamentare, Murrizi: Do votojmë kundër marrëveshjes, ambasadoren nuk e mora vesh

Ka përfunduar takimi i ambasadores Kim me disa nga deputetët e opozitës parlamentare, të cilët ishin thirrur për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.

Deputetët e opozitës ishin shprehur kundër kësaj marrëveshje, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen.

Pas përfundimit të takimit ka folur deputeti Myslim Murrizi, i cili është shprehur se nuk do të votojë reformën e re Zgjedhore, pavarësisht kërkesës së ambasadores.

"I thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Do të votojmë kundër Reformës në Parlament. Nuk e mora vesh se çfarë kërkoi ambasadorja, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj. Nuk votojmë asgjë jashtë asaj që kemi kërkuar për 15 muaj, Listat e hapura, administrata zgjedhore dhe votat e emigrantëve janë kërkesat tona", tha Murrizi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096468925476074
array(1) { ["section"]=> string(121) "perfundon-takimi-i-kim-me-opoziten-parlamentare-murrizi-do-votojme-kunder-marreveshjes-ambasadoren-nuk-e-mora-vesh-209258" }