Kryeministri Rama dhe homologu maqedonas Zaev bashkë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë dalë para mediave për të folur mbi nismat tregtare dhe ekonomike në kuadër të projektit 3-palësh ‘’Mini-Shengeni Ballkanik’’.
Pas përfundimit të takimit në Ohër ditën e sotme, kryeministri maqedonas Zoran Zaev fton 5 vendet e tjera të Ballkanit (Bosnjen-Hercegovinën, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Slloveninë) t’i bashkohen projektit në fjalë për të garantuar një model të ri të bashkëpunimit rajonal në Ballkan.
Zaev përmendi se sot në takim ka qenë të pranishëm përfaqësues të Komisionit Europian, Bankës për Ndërtim e Zhvillim etj, të cilëve iu bënë me dijet synimet e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Zaev e mbylli fjalimin duke thënë se pavarësisht nismës për të krijuar një zonë të përbashkët ekonomike mes 3 vendeve të Ballkanit, ëndrra mbetet integrimi në BE.
‘’Hapim një nismë, një plan veprimi që krijon një Ballkan ndryshe nga çfarë ka qenë. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ftojnë 5 vendet tjera të Ballkanit për të bërë më shumë. Në rrethana të këtilla, duhet të pranojmë se Ballkani po ndryshon për mirë. Gjithësesi, japim mesazhin se duhet të shtohet bashkimi me ne.
Mbajtëm takime me përfaqësuesin e Komisionerit Europian, Bankën për Rindërtim e Zhvillim. U arsyetuam nismën tonë si folëm dhe me palën malaeze. Plani i veprimit tonë synon që, gjatë ço dite, parashikojmë lëvizjen me letërnjoftim të qytetarëve, vendosjen e shiritave në kamion, shkëmbimin e mallrave ushqimore, si dhe të garantojmë lëvizjen e kapitalit financiar e njerëzor
Investuesit e jashtëm dhe vendas të kenë një ofertë më të mirë. Duhet të kemi një jetë më të pranueshme e të hapim një perspektivë të re. Uroj që dhe vendet e tjera ta përqafojnë këtë plan veprimi, sepse na faktorizon më shumë para vende të Europës Perëndimore, ku synojmë të bashkohemi’’, përfundoi fjalën e tij kryeministri maqedonas Zoran Zaev.