Përfundon takimi i opozitarëve me Kryeministrin, Rudina Hajdari: Kemi kontrollin e Kuvendit, Rama s’e kalon dot marrëveshjen pa ne. Duam listat e hapura

Publikuar tek: politike, më 20:35 07-07-2020 Përfundon takimi i opozitarëve me Kryeministrin, Rudina Hajdari: Kemi kontrollin e Kuvendit, Rama s’e kalon dot marrëveshjen pa ne. Duam listat e hapura Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka folur menjëherë për mediat pas takimit me kryeministrin Rama, në Kryesinë e Kuvendit, dhe ka theksuar se opozita parlamentare nuk tërhiqet nga kërkesa për lista të hapura.

“Sot ne kemi kontrollin e Parlamentit. Edi Rama nuk i ka votat për atë marrëveshje. Ne kemi 29 deputetë dhe deputetë të tjerë që do e kushtëzojnë votën e tyre. Pa listat e hapura ne nuk e votojmë atë marrëveshje (I referohet marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik). Ne do këmbëngulim në kërkesat tona”, tha Hajdari.

Më tej, deputetja tha se shumica e shqiptarëve duan listat e hapura dhe nëse kryeministri Rama sipas saj i refuzon dhe shkon me opozitën jashtëparlamentare, i kthen kurrizin shqiptarëve.

“Listat e hapura janë të dobishme për të pasur një garë të drejtpërdrejt dhe do të cojë në parlament politikanët që e meritojnë. Kjo kërkesë vjen në një kohë shumë të vështirë por që është e nevojshme që ne të mos mbetemi në vend numëro, që ne të ecim përpara. Listat e hapura mbështen nga shumica e qytetarëve shqiptarë. Nesë Edi Rama zgjedh të shkojë me opozitën jashtëparlamentare do u kthejë shpinën shqiptarëve”, përmbylli Rudina Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095441341400146
array(1) { ["section"]=> string(155) "perfundon-takimi-i-opozitareve-me-kryeministrin-rudina-hajdari-kemi-kontrollin-e-kuvendit-rama-s-e-kalon-dot-marreveshjen-pa-ne-duam-listat-e-hapura-213168" }