Meta pret në takim ministrin grek: Marrëdhëniet mes dy vende janë kryesore! Çështja e detit të trajtohet përmes dialogut

Publikuar tek: politike, më 15:33 20-10-2020 Meta pret në takim ministrin grek: Marrëdhëniet mes dy vende janë kryesore! Çështja e detit të trajtohet përmes dialogut Dendias - Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Nikos Dendias.

Presidenti Meta u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksoi se këto marrëdhënie duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve.

WhatsApp_Image_2020-10-20_at_16.31.50_1.jpeg

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë, si një qëllim kombëtar dhe strategjik të saj.

Kreu i Shtetit vlerësoi se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.

WhatsApp_Image_2020-10-20_at_16.31.50.jpeg

Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen e Greqisë në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për bashkëpunimin në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, Presidenti i Republikës theksoi se ai ka inkurajuar dhe do të inkurajojë që ajo të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

“Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, - nënvizoi Presidenti Meta.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD kallëzim penal edhe për inceneratorin në Elbasanit: SPAK të tregojë pavarësi
Çudira Shqiptare/ Monitorimi i ISP, Komisionet Parlamentare si ‘han me 2 porta’, deputetët votojnë herë nga makina e herë nga kafenetë »
Article Logic
Execution time: 0.02131199836731
array(1) { ["section"]=> string(125) "perfundon-takimi-i-presidentit-me-ministrin-grek-meta-marredheniet-mes-dy-vendeve-jane-kryesore-ne-politiken-e-jashtme-224457" }