Përfundon takimi me Hahn, Basha: Dhunim i Kushtetutës nga qeveria tiranike dhe regjimi banditesk

Publikuar tek: politike, më 10:24 30-03-2016 Përfundon takimi me Hahn, Basha: Dhunim i Kushtetutës nga qeveria tiranike dhe regjimi banditesk

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn është nisur drejt selisë së Partisë Demokratike, për të takuar kreun e PD-së, Lulzim Basha. Hahn është shoqëruar edhe nga deputeti demokrat Gerti Bogdani.

Pas përfundimit të takimit me Komisionerin Hahn, kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, u shpreh se qeveria ka dhunuar ligjin e Kushtetutën.

"Prania e Komisionerit Hahn në Tiranë është një rast i shkëlqyer për të shkëmbyër informacion mbi gjendjen në Shqipëri që është dramatike. Për shkak të shkeljes së konsensusit mbu çështje politike siç ishte ajo e nënpunësit civil dhe për shkak të dekriminalizimit. U vendos instalimi i Kryetarëve të Bashkive me precedent penalë.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse ky ligj do të zbatohet gërmë më gërmë. Për çështjen e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti Kokëdhima, Suli apo Leskaj, nxjerrin në pah natyrën tranike të një regjimi banditesk", u shpreh Basha.

Sot Hahn ka planifikuar një axhendë të ngjeshur. Komisioneri Europian për Zgjerimin Hahn, do të ketë takime të shumta me zyrtarë të nivelit të lartë në Shqipëri, ndërkohë që janë planifikuar edhe dy takime të rëndësishme, lidhur me integrimin.

Në orën 11:00 Hahn do të ulet në Tryezën e Nivelit të Lartë, e cila do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Më pas komisioneri ka planifikuar takimin në Këshillin e Integrimit, në orën 14:30. Dita do të pasojë  më takime me zyrtarë të nivelit të lartë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094270706176758
array(1) { ["section"]=> string(100) "perfundon-takimi-me-hahn-basha-dhunim-i-kushtetutes-nga-qeveria-tiranike-dhe-regjimi-banditesk-36376" }