Përfundon takimi midis Albin KURTIT dhe Vjosa OSMANIT, ja pikat e pranuara për qeverinë e re dhe kryeministrin

Publikuar tek: rajon, më 14:07 10-10-2019 Përfundon takimi midis Albin KURTIT dhe Vjosa OSMANIT, ja pikat e pranuara për qeverinë e re dhe kryeministrin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani shprehën gadishmëri për të krijuar qeverinë e re të Kosovës

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani shprehën gadishmërinë për të themeluar qeverinë e koalicionit të dalë pas zgjedhjeve të ditës së diel.

Pas përfundimit të takimit kokë më kokë, Kurti dhe Osmani deklaruan se kanë rënë dakord pikësëpari për zvogëlimin e numrit të ministrive si përfaqësimin e femrave në qeverinë e re në kuotën 30%. Ndërkohë, qeveria e re do të 12 ministri. Për sa i përket çështjes se kush do të marrë drejtimin e qeverisë ende nuk është marrë një vendim konkret, pasi priten çertifikimi i rezultatit final.

“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që t’u dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia. U dakordësuam që të kemi një Qeveri prej 30% të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30% gra edhe në mesin e ministrave dhe zv/ministrave . Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra. Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret  ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçëm në qeverinë e ardhshme’’, deklaroi lideri i VV-s Albin Kurti.

Në të njëjtën linjë qëndroi kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani për sa i përket bashkëpunimit midis dy forcave politike në kuadër të qeverisjes së vendit në 4 vitet e ardhshme. 

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një proçesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel të parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027102947235107
array(1) { ["section"]=> string(116) "perfundon-takimi-midis-albin-kurtit-dhe-vjosa-osmanit-ja-pikat-e-pranuara-per-qeverine-e-re-dhe-kryeministrin-181508" }