Përfundon takimin me Arta Markun, prokurori italian bën deklaratën e fortë: Në Shqipëri mafia ka lidhje me politikën

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 26-02-2018 Përfundon takimin me Arta Markun, prokurori italian bën deklaratën e fortë: Në Shqipëri mafia ka lidhje me politikën

Ka përfunduar takimi mes kryeprokurores së përgjithshme, Arta Marku dhe prokurorit italian të antimafias, Frederico De Raho.

Menjëherë pas takimit mes tyre, prokurori italian iu është përgjigjur interesit të gazetarëve dhe ka bërë disa deklarata të forta.

Ndër të tjera, prokurori i antimafias italiane tha se është konstatuar se në Shqipëri mafia ka lidhje me politikën.

Për të luftuar krimin e organizuar duhet që fillimisht të shkëputet kjo lidhje mes tyre, sepse prej tyre marrin pozita më të forta.

Sipas De Rahos shqetësim i madh mbetet edhe trafiku i kokainës, ndërsa tha se grupet kriminale kanë bërë aleanca me ato italiane. 

“Mafia shqiptare është aktive në trafikun e drogës, kokainës dhe armëve. Grupet kriminale kanë krijuar aleanca edhe me ato italiane, duke u bërë më të fuqishme. Ne kemi angazhuar skuadra investigative për të përforcuar hetimet ndaj tyre. Mund të themi se bandat shqiptare dominojnë në itali. Nga takimi që pata me ministrin e Brendshëm u fol për iniciativat e përbashkëta që po shkojnë përpara. Deri tani janë zhvilluar hetimet e përbashkëta dhe mund të themi se disa grupe kriminale kanë marrëdhënie me një pjesë të politikës”, u shpreh De Raho. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011059045791626
array(1) { ["section"]=> string(121) "perfundon-takimin-me-arta-markun-prokurori-italian-ben-deklaraten-e-forte-ne-shqiperi-mafia-ka-lidhje-me-politiken-111504" }