Përfundon testi fizik dhe logjik, përzgjidhen 8 kandidatët që kalojnë në fazën përfundimtare për kreun e BKH (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 14-02-2020 Përfundon testi fizik dhe logjik, përzgjidhen 8 kandidatët që kalojnë në fazën përfundimtare për kreun e BKH (EMRAT)

Gara për kreun e BKH vijon dhe pasi kanë kaluar testet e aftësive fizike dhe logjike, janë përzgjedhur 8 kandidatët që do të kalojnë në fazën përfundimtare.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

Kandidatët e përzgjedhur:

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artur Beu

Ervin Hodaj

Gentjan Shehaj

Lindita Nushi

Idajet Faskaj

Ylli Pjetërnikaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070810317993164
array(1) { ["section"]=> string(120) "perfundon-testi-fizik-dhe-logjik-perzgjidhen-8-kandidatet-qe-kalojne-ne-fazen-perfundimtare-per-kreun-e-bkh-emrat-195168" }