Përfundon votimi! Kryetarja e KQZ së LSI jep detaje për procesin e zgjedhjes brenda partisë, ja sa anëtarë votuan

Publikuar tek: politike, më 19:58 21-11-2020 Përfundon votimi! Kryetarja e KQZ së LSI jep detaje për procesin e zgjedhjes brenda partisë, ja sa anëtarë votuan Silva Caka

Kryetarja e KQZ-së së LSI-së, Silva Caka ka dhënë detaje lidhur me zgjedhjet për delegatët dhe kryetarin e LSI, brenda partisë.

Caka tha se në total votuan 44.413 anëtarë, ose 80.7% e anëtarësisë. 28.285 anëtarë votuan fizikisht dhe mbi 16 mijë online. më tej Caka u shpreh se këto zgjedhje janë një dëshmi e vullnetit dhe dëshirës që kanë anëtarët e LSI për të shporrur në 25 prill qeverinë Rama.

"Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.  Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë. Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi. 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje. Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa "popull" nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari.  Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër. Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi: Debati makabër me vdekjet e Covid, për një grusht votash më shumë
Basha nuk tërhiqet, i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ramës: Jo mjekët, por ti ke fshehur numrin e viktimave nga Covid-19, prano hetim të plotë »
Article Logic
Execution time: 0.010999917984009
array(1) { ["section"]=> string(118) "perfundon-votimi-kryetarja-e-kqz-se-lsi-jep-detaje-per-procesin-e-zgjedhjes-brenda-partise-ja-sa-anetare-votuan-228636" }