Përfunduan Shkollën e Magjistraturës, BETOHEN 19 gjyqtarët e rinj (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:14 28-10-2020 Përfunduan Shkollën e Magjistraturës, BETOHEN 19 gjyqtarët e rinj (EMRAT)

Janë prezantuar ditën e sotme 19 gjyqtarët e rinj të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020. 

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor ishte e pranishme dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Llagami përshëndeti gjyqtarët e rinj, teksa i bëri thirrje që të ruajnë figurën dhe integritetit profesional të gjyqtarëve veçanërisht në krijimin e besimit të publikut në një drejtësi të paanshme dhe të barabartë për të  gjithë.

Më pas u vijua me betimin gjyqtarëve të rinj, të cilët janë: Anjeza Buzo, Alda Sadiku, Thomaidha Roça, Jeta Qinami, Sonila Hoxha, Fatmir Ndreu, Arjeta Lika, Alban Veçani, Entela Gjoni, Suela Lika, Gjergji Baçi, Marjola Beluli, Aulon Pashaj, Arnisa Këlliçi, Adrian Shega, Gentian Jahjolli, Maela Alicanaj, Enkel Peza, Miranda Nakaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Lëvizja për ndryshim’, Topalli: Kam privilegjin të sjell ndryshim dhe shpresën tek një vend pa shpresë, tre kryetarë s’mund të mbajnë peng shqiptarët
'Popullsia e Ballkanit po shkon drejt plakjes', Ministri Gjerman Maas: Shqipëria në BE vetëm nëse na lejojnë... »
Article Logic
Execution time: 0.0097129344940186
array(1) { ["section"]=> string(77) "perfunduan-shkollen-e-magjistratures-betohen-19-gjyqtaret-e-rinj-emrat-225535" }