Përgatitje për luftë, SHBA fillon instalimin e sistemit antiraketor “Patriot” në Poloni

Publikuar tek: bota, më 21:00 18-11-2017 Përgatitje për luftë, SHBA fillon instalimin e sistemit antiraketor “Patriot” në Poloni

SHBA-ja miratoi sot shitjen në Poloni të sistemeve antiraketore Patriot për një shumë prej 10,5 miliardë dollarë, një vendim që pritet të nxisë kritikat e Moskës.

Kontrata përfshin katër radarë dhe stacione të kontrollit, 16 pika orientimi për lëshimin e raketave dhe 208 raketa tokë-ajër si dhe pajisjet ndihmëse të nevojshme për funksionimin dhe mirëmbajtjen e tyre, njoftoi sot Ministria amerikane e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

Grupi amerikan Raytheon, i cili prodhon Patriot, prezantoi sot detajet e ofertës dhënë Polonisë në mesin e tetorit, shkruan ATSH.

“Një Evropë e sigurtë, e aftë për të parandaluar çdo kërcënim ajror, si dhe çdo formë tjetër agresioni nxit promovimin e paqes dhe të stabilitetit brenda NATO-s dhe në kontinentin evropian”, pohuan zyrtarë të diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare kitaristi i njohur
Parashikimi tronditës: një valë tërmetesh dhe vullkanesh do të shpërthejnë nesër »
Article Logic
Execution time: 0.010179042816162
array(1) { ["section"]=> string(91) "pergatitje-per-lufte-shba-fillon-instalimin-e-sistemit-antiraketor-patriot-ne-poloni-100070" }