Përgatituni! I nxehti ‘pushton’ Shqipërinë të premten, temperaturat arrijnë 30 gradë Celcius

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 11-05-2017 Përgatituni! I nxehti ‘pushton’ Shqipërinë të premten, temperaturat arrijnë 30 gradë Celcius

I nxehti afrikan do përfshijë Europën si dhe Shqipërinë.

Sipas meteorologëve, valë të nxehti do të mbërthejë Mesdheun, ndërsa më pak do të ndihet në zonat veriore të Europës, kurse më në qendër e në jug temperaturat do të kalojnë dhe 30 gradë Celsius.

Kështu dhe në Shqipëri, nga nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e Verës, ndaj në fundjavë mund të parashikoni të kaloni kohën dhe pranë plazheve.

Më të ndjeshme temperaturat e larta do të jenë në zonën Perëndimore, Qendrore e Jugore të vendit, kurse në nivelet e 25 e 26 gradë Celsius temperaturat do të jenë në Juglindje, Verilindje të vendit. Ndërsa me 20 gradë Celsius vlerat maksimale do të shënohen në veri të vendit si Tropoja, Peshkopia.

Muaji Maj do të karakterizohet nga këto temperatura të ngrohta në disa zona dhe të nxehta, kurse nga java që do të vijë, reshje shiu sporadike do të suprizojnë dy ditë të javës, por rënia e gradëve Celsius nuk do të jetë drastike.

Përgatituni për të veshur gjëra të lehta dhe nxirrini sandalet…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia Tiranë zgjidh problemin e pritjes në radhë të qytetarëve, hapet pika e re e shërbimeve të UKT-së në Sauk
“Koha jonë”, gazeta e parë e pavarur sot mbush 26 vjet »
Article Logic
Execution time: 0.012598991394043
array(1) { ["section"]=> string(94) "pergatituni-i-nxehti-pushton-shqiperine-te-premten-temperaturat-arrijne-30-grade-celcius-78249" }