Një tjetër aksident është regjistruar në Kavajë.
Një automjet ka përplasur për vdekje një 52-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë në një rrugë dytësore në Malin e Robit.
Sipas të dhënave paraprake, viktima quhet G.L., kurse drejtuesi i mjetit quhet B.F. dhe është shoqëruar në Komisariatin e Kavajës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.