Përgjaken rrugët në Shqipëri, tre aksidente në pak orë, mes viktimave edhe një fëmijë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:17 25-05-2020 Përgjaken rrugët në Shqipëri, tre aksidente në pak orë, mes viktimave edhe një fëmijë

Në vetëm dy orë e gjysmë kanë ndodhur tre aksidente në Shqipëri, ku kanë ndërruar jetën dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

I pari u rregjistrua në Bulqizë, ku një motorr u përplas me një shtyllë elektrike.

Si pasojë mbeti i plagosur 30-vjeçari me iniciale B.LL, i cili u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Mësohet se tashmë ai ndodhet në gjendje të rëndë.

100105552_249377489815117_3694645870063517696_n_1.jpg

Aksidenti i dytë ka ndodhur në fshatin Jubë të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur një i mitur 8-vjeçar.

Mësohet se një 66-vjeçar me iniciale Q.N ka përplasur me furgon të miturin, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Ndërkohë policia e ka arrestuar në flagrancë dhe e ka shoqëruar menjëherë në Komisariat.

1db77385e52a05b31d92ac007dda6faf_L.jpg

Aksidenti tjetër është rregjistruar në afërsi të fshatit Krutje, në aksin Lushnje-Fier, ku autoambulanca është përplasur me një mjet tip ‘Benz’.

Bëhet me dije se ka mbetur i vdekur pacienti Medi Marku, 62 vjeç dhe të plagosur djali i tij dhe drejtuesi i autombulancës shtetasi N.H, 55 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Screenshot_9_copy_copy_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091559886932373
array(1) { ["section"]=> string(90) "pergjaken-rruget-ne-shqiperi-tre-aksidente-ne-pak-ore-mes-viktimave-edhe-nje-femije-207774" }