Përgjaken rrugët që në mëngjes, makina përplas për vdekje këmbësoren

Publikuar tek: aktualitet, më 08:02 16-08-2019 Përgjaken rrugët që në mëngjes, makina përplas për vdekje këmbësoren Ilustruese

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në aksin Lezhë - Tiranë.

Mësohet se një makinë e drejtuar nga H.A. banues në Kosovë ka përplasur për vdekje kalimtaren, A.M. vjeçe 54 vjeçe, banuese në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, saktësisht tek mbikalimi i " Mbikalimi i Patokut". Bëhet me dije se këmbësorja ka tentuar të kalojë rrugën në momentin kur është përplasur nga makina.

Njoftimi i plotë: 

Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë - Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur " Mbikalimi i Patokut", mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008195161819458
array(1) { ["section"]=> string(74) "pergjaken-rruget-qe-ne-mengjes-makina-perplas-per-vdekje-kembesoren-175478" }