Aksident në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën 70-vjeçarja

Publikuar tek: aktualitet, më 22:29 26-11-2020 Aksident në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën 70-vjeçarja Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.  

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Skuraj, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.

Nga përplasja humbi jetën shtetësja D.N., 70-vjeçare e cila ndodhej në mjetin tip "Benz".

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfshihet nga zjarri banesa në Tiranë, policia: Dyshohet se pronari ia vë vetë flakën...
Pas tërmetit jetojnë në çadër, kryefamiljari në Laç: Me 5 mln lekë nuk bëj dot as çatinë - Shkreli: Bëhet me 3-4 mln, ai ka marrë 5 »
Article Logic
Execution time: 0.0097990036010742
array(1) { ["section"]=> string(65) "pergjaket-aksi-rrugor-milot-rreshen-humb-jeten-70-vjecarja-229264" }