Përgjaket deti, njerëzit vrasin 23 balena (KUJDES, PAMJE TË RËNDA)

Publikuar tek: bota, më 08:12 06-08-2019 Përgjaket deti, njerëzit vrasin 23 balena (KUJDES, PAMJE TË RËNDA)

Një traditë qindra vjeçare e banorëve të ishullit Faroe ka tronditur botën anë e mbanë.

Banorët e këtij ishulli, pjesë e Danimarkës, kanë vrarë së fundmi 23 balena pilote.

Sipas banorëve, ato i vrasin balenat për të siguruar ushqim gjatë dimrit, por më së shumti mishin e tyre banorët ia shesin ose eksportojnë të huajve.

Nga pamjet e rënda të publikuara nga mediat e huaja shihet se bregu i Hvalvikut në oqeanin Atlantik është përgjakur nga vrasjet masive.

Dhjetëra banorë, të rritur dhe fëmijë të mitur kanë parë se si vriten një nga një balenat dhe për ta kjo është një gjë shumë normale.

Pavarësisht se në shtator të vitit 2018 një shoqatë bamirësie i ofroi atyre 1 milion Euro (920,000; 1.1 milion dollarë), që të mos vrisnin më balena për 10 vjet rresht, duket se kjo traditë makabre do të vazhdojë edhe më gjatë.

Një përfaqësues i shoqatave për mbrojtjen e kafshëve kritikoi ashpër traditën e këtyre banorëve dhe sjelljen e tyre.

“Ka shumë banorë të zonës dhe turistë që mblidhen për të parë këtë spektakël të tmerrshëm. Sheh prindër që qeshin dhe fëmijë që luajnë në plazhin ku bëhen vrasjet”, tha ai, por ende nuk është bërë asgjë për ta ndaluar vrasjen masive të balenave.

_103042577_whale_killing_35_trianglenews.jpg

8041786-3x2-700x467.jpg

171105.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012511968612671
array(1) { ["section"]=> string(69) "pergjaket-deti-njerezit-vrasin-23-balena-kujdes-pamje-te-renda-174468" }