Përgjaket Egjipti në prag Pashkësh, ISIS merr përsipër sulmin

Publikuar tek: bota, më 15:07 09-04-2017 Përgjaket Egjipti në prag Pashkësh, ISIS merr përsipër sulmin

Shteti Islamik merr përsipër përgjegjësinë e sulmeve në dy kishat në Egjipt. Organei mediatik i ISIS, Amaq njoftoi se një skuadër e tyre kreu shpërthimet në dy kishat mëngjesin e së dielës.

Nga shpërthimi i parë që ndodhi në qytetin egjiptian të Tanta-s, në veri të Kajros mbetën të vdekur 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ndërsa në sulmin e dytë në Aleksandi mbetën të vdekur 11 persona.

Në momentin e shpërthimit brenda në kisha po celebrohej e ‘Diela e Palmave”, e cila mbahet një javë para Pashkëve. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë të cilat rrethuan zonën ku ndodhën shpërthimet. Të krishtërët përbëjnë rreth 10% të popullsisë egjiptiane.

Kjo nuk është hera e parë që kryhen sulme ndaj kishave të krishtera koptike, teksa në dhjetor të vitit të kaluar një bombë në katedralen më të madhe të Kairos la të paktën 25 viktima dhe 49 të plagosur, shumica e të cilëve gra e fëmijë, në atë që rezultoi si sulmi më vdekjeprurës ndaj minoritetit të krishterë në Egjipt ndër vite.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rusia dhe Irani reagojnë njëzëri: Sulmi i SHBA kaloi vijën e kuqe, do t’i përgjigjemi çdo agresioni tjetër
E habitshme/ Ky i pastrehë ka jetuar për 10 muaj në një kosh mbeturinash »
Article Logic
Execution time: 0.010881185531616
array(1) { ["section"]=> string(66) "pergjaket-egjipti-ne-prag-pashkesh-isis-merr-persiper-sulmin-74609" }