Ndeshja mes Domozdovës dhe Tepelenës është ndërprerë pas një incidenti të rëndë të ndodhur në fushën e blertë.
Arbitri i ndeshjes ka dhënë një penallti në favor të ekipit të Tepelenës çka nuk është pranuar nga futbollistët e Prrenjasit. Ata i janë sulur arbitrit duke e qëlluar disa herë me grushte, çka ka çuar në ndërprerjen e ndeshjes.