Përgjaket Krishtlindja, sulm terrorist në Kabul, humbin jetën 6 persona

Publikuar tek: bota, më 07:11 25-12-2017 Përgjaket Krishtlindja, sulm terrorist në Kabul, humbin jetën 6 persona

Një sulm ka ndodhur sot afër Agjencisë Kombëtare për Inteligjencë në Kabul, duke lënë të vdekur gjashtë civilë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se sulmi ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, afër hyrjes së kësaj agjencie. Selia e ambasadës amerikane dhe ajo e NATO-s gjenden po ashtu në këtë zonë.

Zëdhënësi i ministrisë për Shëndetin Publik, ka thënë se tre persona janë lënduar dhe dërguar në spital për trajtim. Forcat e sigurisë kanë mbyllur rrugën kryesore që të dërgon tek kjo zonë.

Një tjetër zëdhënës i ministrisë së Brendshme, Najib Danish i ka thënë agjencisë AFP, se gjashtë civilë janë vrarë derisa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre kur sulmuesi që po ecte në këmbë ka aktivizuar bombën.

“Ende nuk e dimë cakun e sulmit, mirëpo ka ndodhur në rrugën kryesore”, ka thënë zëdhënësi Danish, shkruan rel. Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Talibanët dhe militantët e grupi ekstremist, Shteti Islamik kanë kryer disa sulme në Kabul në të kaluarën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në vigjilje të Krishtlindjes, Papa Françesku kërkon të respektohen emigrantët
Votimi kundër Trump për Jeruzalemin, SHBA hakmerret me OKB »
Article Logic
Execution time: 0.011357069015503
array(1) { ["section"]=> string(76) "pergjaket-krishtlindja-sulm-terrorist-ne-kabul-humbin-jeten-6-persona-104269" }