Përgjaket "VELIERA" në Durrës, “grupi ushtarak” rreh një grua, ndërhyn i riu për ta mbrojtur por përfundon në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 17-03-2017 Përgjaket

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Durrës në Torrën Veneciane aty ku aktivistë të shoqërisë civile janë duke protestuar prej javësh për ta mbrojtur.

Grupit të protestuesve nga Tirana i është bashkuar edhe një grup veshur si ushtarakë të cilët kanë pretenduar se do protestonin bashkë me aktivistët por ka ndodhur e paparashikuara.

Newsbomb.al mëson se ky grup ka dhunuar duke e goditur me shkelma dhe grushta një grua. Menjëherë ka ndërhyrë një i ri nga shoqëria civile për ta mbrojtur por është dhunuar barabarisht nga “grupi i ushtarakëve”.

I riu me mbiemrin Bushati, siç mëson newsbomb.al, është shtruar në spital dhe aktualisht ndodhet te mjekësia ligjore në Tiranë.

“Një grup që s’ishte brenda grupit tonë të shoqërisë civile, kërkoi leje për të ardhur në protestën kundër Velierës dhe ne i pranuam”, rrëfen Sazan Guri për newsbomb.al.

“Në momentin që ndahej buka dhe uji ata shkelën bukën, nisën një temë "jo  Vlora jo  Çamëria" dhe gjuajtën me shkelma e grushta  një femër. Një djalë nga tanët ndërhyri për ta mbrojtur por grupi i tyre e dhunoi dhe tani ndodhemi te mjekësia ligjore me të”, rrëfen më tej Sazan Guri.

Demokratët, përmes Oerd Bylykbashit, pretendojnë se ky grup i "Mbrojtësve të Velierës", është dërguar qëllimisht nga kryebashkiaku Vangjush Dako por deri më tani nga ky i fundit nuk ka asnjë reagim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë në Lezhë, 22-vjeçari qëllon me 3 plumba në drejtim të të riut
Ndërron jetë aktori i njohur, burri i këngëtares së madhe Irma Libohova »
Article Logic
Execution time: 0.010969161987305
array(1) { ["section"]=> string(116) "pergjaket-veliera-ne-durres-grupi-ushtarak-rreh-nje-grua-nderhyn-i-riu-per-ta-mbrojtur-por-perfundon-ne-spital-72211" }