Dy persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë në një përplasje me armë zjarri pak para mesnate në qytetin e Vlorës pranë "Ujit të Ftohtë".
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal përgjatë “Lungomares”. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet.
Një prej viktimave raportohet se është qëlluar me armë zjarri në momentin që ndodhej në parkingun e lokalit.
Identiteti i viktimave dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje nuk dihet ende.
Sakaq forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, në zonën e quajtur “Ish-pusi i naftës”.