Paulin Zefi, përgjegjësi i shkakruar i Monumenteve të Kulturës në Lezhë ka dhënë sipas tij arsyet se pse është shkarkuar nga puna.
Sipas Zefit, shkaku kryesor është kundërshtimi që i ka bërë vendosjes së pllakatës me mbishkrimet e Sulltan Sulejmanit në Lezhë, si dhe reagimi për gjendjen e mjerueshme të shtëpisë së shkrimtarit Gjergj Fishta.
“Ministria e Kulturës është kundër nënpunësve të devotshëm. Unë ngrita zërin për gjendjen e mjerueshme të shtëpisë së Gjergj Fishtës dhe kundërshtova vendosjen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit. Vetëm me servilizëm mund të mbajë punën një nënpunës”, ka thënë ish-përgjegjësi i Monumenteve të Kulturës në Lezhë.