Përgjigja e ambasadës franceze për akuzat e Ramës, reagon Basha: E turpshme si Tirja e qeverisë sulmon BE-në, nuk është faji i tyre që Shqipëria është vendi më i korruptuar…

Publikuar tek: politike, më 17:11 16-01-2021 Përgjigja e ambasadës franceze për akuzat e Ramës, reagon Basha: E turpshme si Tirja e qeverisë sulmon BE-në, nuk është faji i tyre që Shqipëria është vendi më i korruptuar… Lulzim Basha

Ditën e sotme ambasada franceze në Shqipëri iu përgjigj ashpër akuzave të kryeministrit Rama se Franca nuk po shpërndante vaksinat, duke i kujtuar kryeministrit shqiptar se BE është donatori më i madh në vend me 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.

Pas përgjigjes së ambasadës franceze ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili i quan të turpshme akuzat e Ramës ndaj Bashkimit Europian.

Ai shprehet se nukë shtë faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë dhe që u ka ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.

“E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, shkruan Basha.

LEXO EDHE: Rama kritikoi Francën se s’po shpërndante vaksinat, përgjigjet ashpër Ambasada: Jemi donator më i madh i Shqipërisë, e papërshtatshme të sulmosh një vend mik

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Do e martojmë me vajzë nga Kurbini’, kreu i FRPD i kthehet Ramës: Mbaj gojën! Vajzat e Kurbinit s’kanë nevojë për burrë turk që të kenë një çati mbi kokë
Meta: Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë vaksinimi! Çdo mbërritje e tyre është pozitive, por jo kur hyjnë kontrabandë... »
Article Logic
Execution time: 0.013006925582886
array(1) { ["section"]=> string(176) "pergjigja-e-ambasades-franceze-per-akuzat-e-rames-reagon-basha-e-turpshme-si-tirja-e-qeverise-sulmon-be-ne-nuk-eshte-faji-i-tyre-qe-shqiperia-eshte-vendi-me-i-korruptuar-235255" }